Si të vendosni saktë lentet e kontaktit
Si të vendosësh saktë lentet e kontaktit
Nga vendosja deri te kujdesi – me këtë udhëzues i mban lentet e kontaktit në mënyrë të sigurt, higjienike dhe komode.

Laj duart
Laji duart mirë me sapun dhe thaji me kujdes para se të prekësh lentet e kontaktit – si para, ashtu edhe pas. Kështu shmang mikrobet dhe mbetjet.

Kontrollo lentet
Para se të hapësh shishet, kontrollo që lentet e kontaktit të mos kenë çarje, gërvishtje apo dëmtime të tjera. Nëse vëren ndonjë defekt, të lutem na njofto menjëherë.

Trajtimi i duhur
Preki lentet vetëm me majat e gishtave. Mos përdor kurrë thonjtë – mbaji gjithmonë të shkurtër dhe të pastër për të mbrojtur lenten e ndjeshme.

Shmang kontaktin me thonjtë
Kujdes që thonjtë të mos i prekin lentet. Edhe një gërvishtje e vogël mund ta dëmtojë materialin – lentet e kontaktit janë shumë të ndjeshme!

Kontrollo anën e duhur
Shiko me kujdes lakimin e lentes: nëse buza është e përkulur nga jashtë, lentja është e kthyer mbrapsht. Vetëm kur është në anën e duhur rri rehat dhe të jep shikim të qartë.

Përgatitja para përdorimit të parë
Vendosi lentet e reja të kontaktit për të paktën 6 orë në një solucion shumëfunksional për lente kontakti. Pastroji, shpëëlaji dhe dezinfektoji mirë para çdo përdorimi.

Përdor vetëm solucione të përshtatshme
Përdor vetëm solucione shumëfunksionale cilësore ose solucione të kripura sterile, të përshtatshme posaçërisht për lente kontakti të buta. Uji i rubinetit nuk është i përshtatshëm dhe mund t’i ndotë lentet.

Vendosja e lenteve të kontaktit
Me njërën dorë ngriç me kujdes qepallën e sipërme. Me dorën tjetër tërhiq lehtë poshtë qepallën e poshtme dhe vendose butësisht lenten në sy me gishtin tregues.

Qendrimi i lentes
Lëshoji qepallat, mbyll për pak çast sytë dhe hap-mbyll sytë dy-tri herë. Më pas lëviz syrin lehtë në mënyrë rrethore që lentja të qendrohet përsosur.
Kontrollo shikimin e qartë
Nëse shikimi yt është i turbullt, mund të ketë mbetje yndyre në lente – ose ndoshta i ke ngatërruar lentet.

Heqja e lenteve të kontaktit
Tërhiq me kujdes poshtë qepallën e poshtme, shiko anash dhe shtyje lenten me gishtin e mesëm drejt pjesës së bardhë të syrit. Pastaj kape lehtë mes gishtit të madh dhe gishtit tregues.

Pastrimi i lenteve
Vendose lenten në pëllembë të dorës dhe hidh mbi të 6–8 pika solucion shumëfunksional të freskët. Këshillë: kontrollo rregullisht datën e skadimit të solucionit tënd.

Fërkim i lehtë
Fërkoje lenten me majën e gishtit me lëvizje rrethore për rreth 20–30 sekonda. Më pas shpëlaje me solucion të freskët për të hequr plotësisht depozitimet.

Ruajtja
Zëvendëso gjithmonë solucionin e vjetër në kutinë e lenteve me solucion të freskët. Përsërit procesin me lenten e dytë për të siguruar higjienën më të lartë.

Zhytja e plotë
Sigurohu që të dyja lentet të jenë plotësisht të zhytura në solucion. Nëse nuk mbulohen plotësisht, mund të thahen dhe të bëhen të papërdorshme.

Ndërro kutinë e lenteve
Zëvendësoje kutinë e lenteve të kontaktit afroç çdo 3 muaj. Kjo ul rrezikun e zhvillimit të bakterieve dhe parandalon infeksionet.

Kujdesi për lentet ia vlen
Trajtoji lentet e kontaktit gjithmonë me kujdes – kështu ato mbeten komode dhe ti gëzon më gjatë një shikim të qartë dhe të këndshëm!
Zbulo lentet me ngjyrë më të pëlqyera
Më të shiturat tona – të dashura nga klientët



